Udhëtimet me Aeroplan

Tur në Côte d'Azur | 4 ditë

header
  •  
    çmimi nga 379€
  •  
    4 ditë / 3 netë
  •  
    Nisje me 04 Prill
  • Detajisht
  • Përshkrimi i udhëtimit
  • Programi i udhëtimit
  • Fluturime
  • Galeri
  • Në çmim përfshihet
  • Informacion

Rreth Turit

Udhetimi në Côte d'Azur është një aventurë e mrekullueshme në një prej zonave më të bukura të Francës dhe të botës. Kjo pjesë e jugut të Francës është e njohur për plazhet e mrekullueshme, qytetet luksoze, kulturën e pasur, dhe natyrën e saj të pa kreasueshme. Një prej destinacioneve më të njohura në Côte d'Azur është Nica (Nice), qyteti i njohur për plazhet e bukura dhe Promenadën des Anglais, një shesh i shkëlqyeshëm bregdetar ku mund të shijoni pamjen e detit dhe kuzhinën e mrekullueshme. Gjithashtu, Nica është e pasur me galeri arti, restorante me yje Michelin dhe tregjet e freskëta të ushqimit.

Fluturimi
Tirane
 
Nisë
 
Tirane
Transporti
Aeroplan + transferim
Akomodimi
Akomodim në Hotel
Sherbimi
Fjejtje me Mëngjes
Lloji i udhëtimit
Udhëtim grupor
Destinacioni
Côte d'Azur
Udhetimi
4 ditë / 3 netë
Transferi
Autobus
Nisja
04 Prill
Ekstra pagesë
Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Programi i udhëtimit

+
  • Dita e parë

    +

    Fluturimi direkt Tiranë - Nisë. Nisja nga Tirana në orën 14.45. Mbrritja në Nisë në orën 16.55. Transferimi për në Nisë. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

  • Dita e dytë

    +

    Mëngjesi në hotel. Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit të Nisës: Teatri Kombëtar i Nisës dhe sheshi aty pranë, Garibaldi, qyteti vjetër, Katedralja e Nisës dhe Sheshi i Drejtësisë, Bulevardi i Anglezëve, një prej shëtitoreve më të bukura të Francës në Mesdhe, ku ndodhen hotelet lluksoze siç janë Westminster, Hotel Royal dhe Negresco, Bulevardi i Pavjonit dhe sheshi Massena. Nisja për në Monako. Mbërritja në Monte Karlo ku vizitohen: Shkëmbi i Monakos, Muzeu Oqeanografik, Parku i Shën Martinit si dhe Pallati i monarkut të principatës së vogël, Lungomare e Albertit të I-rë, ku zhvillohen garat e Formula 1-shit, Sheshi i Kazinos, Fjetje në Hotel.

  • Dita e tretë

    +

    Mëngjesi në Hotel. - Nisja për në Antibes, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Antibes, Qytezë Port Jahtesh.. - Nisja për në Cannes, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Cannes, Qytezë e Modës dhe Kinemasë. - Nisja për në Frejus, Udhëtimi zgjat 1 orë. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Frejus, Qytezë e kohës së Perandorisë Romake. - Nisja për në Saint Tropez, Udhëtimi zgjat 1 orë. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Saint Tropez, Qytezë e Famshme për Plazhe dhe Rezidenca Luksi. - Nisja për në Hyeres, Udhëtimi zgjat 1 orë e 15 minuta. Kalim panoramik pa ndalesë në Hyeres, Qytezë e kohës së Mesjetës - Nisja për në Toulon, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Toulon, Qytet Port Ushtarak i Francës. - Nisja për në Ciotat, Udhëtimi zgjat 50 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 15 minuta në Ciotat, Qytezë Port Peshkatarësh. - Nisja për në Cassis, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Kalim panoramik pa ndalesë në Cassis, Qytezë Port Peshkatarësh. - Nisja për në Marsejë, Udhëtimi zgjat 50 minuta. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

  • Dita e Katërt

    +

    Mëngjesi në hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore të Marsejës: Pika më e lartë panoramike, simboli i qytetit, Shën Mëria mbrojtëse e Marsejës, Notre Dame de la Garde, Porti i vjetër dhe në fund Pallati dhe shatërvanet Longshamp. Transferimi për në Aeroportin e Nisës. Fluturimi Nisë - Tiranë direkt. Nisja nga Nisa në orën 14:45. Mbrritja në Tiranë në orën 16:35.

Galeri

Në pagesë përfshihen:

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Nisë - Tiranë.
  • Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
  • Akomodim në hotel për 3 netë.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 20 x 25 cm.(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Informacion i rendesishem

  • (Oraret e nisjes dhe mberritjes mund te variojn ne base te orarit te kompanis ajrore.) Ne cdo rast programi zbatohet i plote.
  • Në Udhëtimin e Ditës së Tretë janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesa, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.