Udhëtimet me Avion

Udhëtim në Pragë | 4 ditë

header
  •  
    çmimi nga 399€
  •  
    4 ditë / 3 netë
  •  
    Nisje me 02 Dhjetor
  • Detajisht
  • Përshkrimi i udhëtimit
  • Programi i udhëtimit
  • Fluturime
  • Galeri
  • Në çmim përfshihet
  • Informacion

Rreth Turit

Praga, kryeqyteti i Republikës Çeke, është një nga destinacionet më të mahnitshme dhe të njohura të Europës qendrore. Kjo qytet me një histori të pasur dhe arkitekturë të bukur është një vend i mrekullueshëm për të shijuar kulturën, artin dhe ushqimin tradicional çek. Për të filluar, Kështjella e Pragës është një atraksion i veçantë. Ky ansambël arkitektonik perfshin Katedralen e Shën Viti, Pallatin Rezidenca dhe Karolinum, një nga universitetet më të vjetra në botë. Ndërkohë që ecni përgjatë rrugëve të gurta të qytetit të vjetër të Pragës, do të ndiheni të përfshirë nga mjedisi i lashtë dhe bukuria e arkitekturës gotike.

Fluturimi
Tirane
Pragë
 
Tirane
Transporti
Aeroplan + transferim
Akomodimi
Akomodim në Hotel
Sherbimi
Fjejtje me Mëngjes
Lloji i udhëtimit
Udhëtim grupor
Destinacioni
Pragë
Udhetimi
4 ditë / 3 netë
Transferi
Autobus
Nisja
02 Dhjetor
Ekstra pagesë
Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Programi i udhëtimit

+
  • Dita e parë

    +

    Fluturimi Direkt Tiranë - Pragë. Nisja më 13.30 - Mbrritje në Pragë më 15.40. Transferimi për në Hotel. Sistemim dhe fjetje në hotel.

  • Dita e dytë

    +

    Mëngjesi në hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel

  • Dita e tretë

    +

    Mëngjesi në Hotel. Nisje për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Shëtitje në Karlovy Vary. Kthimi për në Pragë. Fjetje në Hotel.

  • Dita e Katërt

    +

    Mëngjesi në Hotel. Nisje, për në Kutna Hora. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Shëtitje dhe vizita në Kutna Hora. Transferimi për në Aeroport. Fluturimi Direkt Pragë - Tiranë. Nisja më 16.55 - Mbrritje në Tiranë më 18.55.

Galeri

Në pagesë përfshihen:

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Akomodim në hotel
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm.(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Informacion i rendesishem

  • Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
  • Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
  • Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.