Viti i Ri


Viti i Ri në Budapest dhe Pragë

Fibula Travel, ju ofron Udhëtim në Budapest dhe Pragë me shërbim fjejtje me mëngjes si dhe transferin Aeroport - Hotel - Aeroport.
  •  
    nisje me 28 Dhjetor
  •  
    5 ditë
  •  
    Bed & Breakfast
  •  
    Fluturim
 
+
 
nga € 539

 

Tipi i Dhomës
Shërbimi
Akomodimi
Çmimi prej
 
Double Room
Bed & Breakfast
4 ditë
€ 499
Për person




Detajet e turit

Nisja
28 Dhjetor

Dita e Parë: 
Fluturimi Direkt Tiranë - Budapest. Nisja më 15:30 - Arritje në Budapest më 17:00. Transferi për në Pragë. Udhëtimi zgjat rreth 7 orë pa ndalesa. Ndalesa të shkurtra për pushime. Arritje në Pragë. Sistemim dhe fjetje në hotel.


Dita e Dytë:  
Mëngjesi ne Hotel.
Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel


Dita e Tretë: 
Mëngjesi ne Hotel.
Nisje, herët në mëngjes për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Shëtitje rreth 2 orë në Karlovy Vary. Nisja për në Budapest. Udhëtimi zgjat rreth 7 orë pa ndalesa. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Arritje në Budapest. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Katërt: 
Vizitë: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës, Kodra Gellert, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela, Fortesa e Peshkatarit dhe Kështjella në Buda. Fjetje në Hotel.
OPSIONALE: Darka e Vitit të Ri.


Dita e Pestë: 
Mëngjesi në hotel.
Transferi për në Aeroportin e Budapestit. Nisja më 13:25. - Arritje më 14:55. Fluturimi për në Shqipëri.

 




Në çmim përfshihet

  • Biletat e aeroplanit
  • Transferi nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
  • Akomodimi në Hotel
  • Mëngjeset në Hotel
  • Shëtitjet me Autobus sipas Programit
  • Shoqërues në shqip gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).




Në çmim nuk përfshihet

  • Viza hyrëse
  • Shpenzimet shtesë
  • Gjithqka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • Personi duhet ta sigurojë vetë vizën hyrëse
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe nëse rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel