Udhëtim me Avion

Tur në Alberobello-Otranto-Taranto | 4 ditë

header
  •  
    çmimi nga 299€
  •  
    4 ditë / 3 netë
  •  
    Nisje me 03, 26 Nëntor
  • Detajisht
  • Përshkrimi i udhëtimit
  • Programi i udhëtimit
  • Fluturime
  • Galeri
  • Në çmim përfshihet
  • Informacion

Rreth Turit

Turizmi në Alberobello, Otranto dhe Taranto ofron një eksperiencë të mrekullueshme në Jug të Italisë. Këto qytete janë të njohura për bukurinë e tyre natyrore dhe pasurinë e tyre kulturore. Alberobello është një qytet i vogël i vendosur në Apulia, i njohur për shtëpitë trulli të tij. Këto shtëpi unike janë të ndërtuara me gurë të bardhë dhe janë një shembull i artit të lashtë të ndërtimit. Vizitorët mund të eksplorojnë rrugët e ngushta të qytetit dhe të shijojnë kuzhinën e shkëlqyer italian në restorantet vendore.

Fluturimi
Tirane
 
Bari
 
Tirane
Transporti
Aeroplan + transferim
Akomodimi
Akomodim në Hotel
Sherbimi
Fjejtje me Mëngjes
Lloji i udhëtimit
Udhëtim grupor
Destinacionet
Alberobello-Otranto-Taranto
Udhetimi
4 ditë / 3 netë
Transferi
Autobus
Nisja
03, 26 Nëntor
Pagesat shtesë
Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Programi i udhëtimit

+
  • Dita e parë

    +

    Fluturimi Tiranë - Bari. Nisja nga Tirana më 11.35. Mbrritja në Bari në orën 12.35. Nisja me Autobus për në Barleta. Vizitë në Barletta: Katedralja, Santa Maria Maggiore, Basilica Santa Sepolcro, Kalaja Svevo Barletta. Vazhdon udhëtimi për në Trani. Vizitë në Trani: Kështjella e Tranit, Basilica e San Nicolas, Vazhdon udhëtimi për në Bari. Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit: Katedralja San Sabino, Basilica San Nicola, Kështjella Normanno Svevo, Piazza Mercantile. Nisja për në Polignano al Mare. Vizitë e shkurtër. Vazhdon udhëtimi për në Monopoli. Vizitë e shkurtër e Qytetit të Vjetër, Kështjellës së Kalos V dhe Katedralja e Monopolit. Sistemimi dhe Fjetje në Monopoli.

  • Dita e dytë

    +

    Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Alberobello. Vizitë e Shtëpive Tradicionale Konike Trullo. Vazhdon udhëtimi për në Brindisi. Vizitë e Monumenteve kryesore të qytetit si: Colonne Terminali, Kalaja Aragonese, Kisha Shën Maria dhe San Giovanni. Vazhdon udhëtimi për në Lecce. Vizitë e Monumenteve kryesore të qytetit, si: Basilica Santa Croce, Kisha e Shën Marisë, Piazza del Duomo dhe Sant’Oronzo, Porta Napoli, Kalaja dhe Amfiteatri. Vazhdon udhëtimi për në Otranto. Vizitë e shkurtër e Kështjellës Aragonese. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

  • Dita e tretë

    +

    Mëngjes në Hotel. Nisja me autobus për në Gallipoli. Vizitë e shkurtër në Gallipoli. Vazhdon udhëtimi për në Taranto. Vizitë e Monumenteve kryesore të qytetit, si Kështjella Aragonese, Katedralja Tarantos, Ponte Girovole, Lungomare, Rotonda, Borgo Antico. Vazhdon udhëtimi për në Matera. Vizitë në Qytetin e Gurtë të Shpellave. Vizitohen: Sassi, Katedralja e Materas, Kishat Rupestriane. Vazhdon udhëtimi për në Altamura. Vizitë e shkurtër e qytetit: Piazza Duaomo, Katedralja. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

  • Dita e Katërt

    +

    Mëngjes në Hotel. Transferta për në Aeroportin e Barit. Fluturimi Bari - Tiranë. Nisja nga Bari në orën 22.05. Mbrritja në Tiranë në orën 23.05

Galeri

Në pagesë përfshihen:

  • Fluturimi Vajtje-Ardhje Tiranë - Bari.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Akomodim në Hotel.
  • AMëngjeset në Hotele.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Informacion i rendesishem

  • Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
  • Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
  • Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.