Tur në Dubai dhe Abu Dhabi - Plazh në Maldive

7 netë / 8 ditë

Fibula Air Travel, ju ofron Udhëtim në Dubai dhe Abu Dhabi si dhe Plazh në Maldive. Shërbimi fjejtje me mëngjes dhe All-inclusive dhe transportin Aeroport - Hotel - Aeroport.
  •  
    E vlefshme deri 31 Mars
  •  
    7 netë / 8 ditë
  •  
    BB dhe AI
  •  
    Fluturim
 
+
 
nga € 1399

 

Hotelet
Lokacioni
Shërbimi
          Akomodimi
Çmimi prej
First Collection Jumeirah Village 4*

Malahini Maldive 4*
Dubai

Maldive
Bed & Breakfast

All - inclusive
               4 netë

               3 netë
€ 1399
Për person




Programi

Dita 1
Tiranë - Dubai
Paraqitja ne Check in 2 ore para nisjes dhe njohja me Guiden. Fluturimi Direkt Tiranë - Dubai. Nisja nga Tirana në orën 14:30 - Aritja në Dubai në orën 21:55. Transferi me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita 2
Dubai
Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund do të udhëtoni tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qëndra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatervani Kërcimtar.
Opsionale
Shëtitje-
Xhiro në perëndim tek rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgervishtësave në Dubai. Me piknisje në clubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro do tju japi mundesinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
Opsionale
Shëtitje-
Darke magjepsese me pamje nga shfaqja me e bukur ne qytet - Shatervani Kercimtar ne Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te perfshire (uje ose pije freskuese) bashke me transferin nga Hoteli. Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita 3
Dubai
Mëngjesi në Hotel.
Opsionale
Shëtitje-
Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa. (Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale. Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita 4
Abu Dhabi
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Kthimi në Dubai.
Opsionale
Shëtitje-
Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli. Transferi në Aeroportin e Dubait.
Dita 5
Dubai - Maldive
Fluturimi direkt Dubai - Maldive . Nisja nga Dubai në orën 02:00 - Arritja në Maldive në orën 07.00. Transferi për në Resort me Speed Boat. All Inclusive dhe Fjetje në Resort.
Dita 6
Maldive
All Inclusive dhe Fjetje në Resort.
Dita 7
Maldive - Dubai - Tiranë
All Inclusive në Resort. Transferi për në Aeroport me Speed Boat. Fluturimi Maldive - Dubai - Tiranë . Nisja nga Maldive në orën 23.45.
Dita 8
Tiranë
Arritja në Tiranë në orën 13:00.




Në çmim përfshihet

  • Fluturimin për në Tiranë - Dubai - Maldive dhe anasjelltas
  • Transferi nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
  • Akomodimi në Hotel në Dubai me mëngjes
  • Akomodimi në Resort në Maldive All-inclusive
  • Shëtitjet me Autobus sipas Programit
  • Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit
  • Guida vendase në disa Shëtitje




Në çmim nuk përfshihet

  • Viza hyrëse për në Dubai € 100
  • Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfer - €42
  • Darke 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervani - €37
  • Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfer - €55
  • Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë - €47
  • Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfer - €47

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Udhëtimet janë në Grupe
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • Ky udhëtim kërkon një pasaportë biometrike të vlefshme minimum prej 6 muajsh nga data e udhëtimit
  • Për të hyrë në Republikën e United Arab Emirates duhet të keni një certifikatë për vaksinën minimum prej 14 ditë nga doza e dytë para hyrjes në vend, testi PCR (jo më i vjetër se 72 orë) ose testi i shpejtë i antigjenit (jo më i vjetër se 48 orë), ose vërtetim që keni pasur sëmundjen në 6 muajt e fundit. Të gjitha certifikatat e përmendura janë të vlefshme për personat më të vjetër se 6 vjet.
  • Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë: 1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente. 2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe nëse rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel