DUBAI & ABUDHABI


Udhëtim në Dubai dhe Abu Dhabi | 5 ditë

Fibula Travel, ju ofron udhëtim në Dubai dhe Abu Dhabi me shërbim fjejtje me mëngjes si dhe transferin aeroport - hotel - aeroport.
  •  
    Nisje me 03, 10, 17 Maj
  •  
    5 ditë
  •  
    Bed & Breakfast
  •  
    Tirana Airport
 
+
 
prej € 499

 

Tipi i Dhomës
Shërbimi
Udhëtimi
Çmimi prej
 
Double Room
Bed & Breakfast
5 ditë
€ 499
Për person




Detajet e udhëtimit

Nisja
03, 10, 17 Maj

Dita e Parë: 
Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes. Fluturimi Direkt Tiranë - Dubai. Nisja nga Tirana në orën 14:30 - Arritja në Dubai në orën 21:55 . Transferi me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Dytë: 
Mëngjesi në Hotel.
Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar.

(Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.

(Opsionale), Darkë me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet - Shatërvani Kërcimtar në Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te përfshirë (ujë ose pije freskuese) bashkë me transferin nga Hoteli.

Kthimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Tretë: 
Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në çmim: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Katërt: 
Mëngjesi në Hotel.
 Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Kthimi në Dubai.

(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.
Fjetje në Hotel.


Dita e Peste: 
Mëngjesi në Hotel.
Transferi në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai - Tiranë . Nisja nga Dubai në orën 09:35 - Arritja ne Tirane 13:30.

 




Në çmim përfshihet

  • Biletat e aeroplanit
  • Transferi nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas
  • Akomodim në hotel
  • Mëngjeset në hotel
  • Shëtitjet me autobus sipas programit
  • Shoqërues në shqip gjatë qëndrimit jashtë Kosovës
  • Guida vendase në disa Shëtitje
  • Lejohet të merret me vete në aeroplan vetëm një bagazh me përmasa deri në 55 x 40 x 23 cm




Në çmim nuk përfshihet

  • Shtesë për Vizë Hyrje - €100
  • Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë - €42
  • Darke 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervani - €49
  • Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €64
  • Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë - €47
  • Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €47

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • Renditja e ekskursioneve mund te ndyshojne ne varesi te disponibilitetit.
  • Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë: 1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente. 2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe nëse rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Travel

Call Center

+5.000 konsultant

+200.000 turistë vjetorë

+25 vite eksperience